Mohammed al-Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm i Sirisë

Mohammed al-Bashir është emëruar kryeministër i përkohshëm i Sirisë.

Sipas mediave të huaja, al-Bashir tha në një fjalim televiziv do të qëndrojë në post deri më 1 mars 2025 për të udhëhequr qeverinë në tranzicion.

Al-Bashir drejtoi qeverinë e Shpëtimit të udhëhequr nga rebelët, e cila tashmë kishte qeverisur pjesë të Sirisë veriperëndimore dhe Idlib, përpara ofensivës së rrufeshme gjatë dy javëve të fundit.

Al-Bashir tani përballet me sfidën e fazës tranzitore të Sirisë, duke adresuar si paqëndrueshmërinë politike ashtu edhe rindërtimin e rajoneve të shkatërruara nga lufta, më parë nën kontrollin e HTS. /abcnews.al

Read Previous

Si e morën kontrollin rebelët anti-Assad?

Read Next

Rritet numri i turistëve në Kosovë