Modriqi do t’i bashkohet Milanit pas Kupës së Botës për Klube

Ylli kroat i futbollit Luka Mosriq, do t’i bashkohet Milanit pas Kupës së Botës për klube. Kështu ka njoftuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Ai ka shkruar në rrjetet sociale se vendimi është marrë, ndërsa finalizimi i marrëveshjes do të bëhet pas përfundimit të turneut që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Modriq 39-vjeçar po e luan turneun e fundit me fanellën e Real Madridit.

Modriq iu bashkua Madridit në vitin 2012 dhe u bë një lojtar kyç gjatë njërës prej periudhave më të suksesshme në historinë e klubit.

Në 13 sezone, Modriq ndihmoi klubin të fitonte 28 tituj – gjashtë Liga të Kampionëve, gjashtë Kupa të Botës për klube, pesë Superkupa të Evropës, katër tituj të kampionit, dy Kupa të Mbretit dhe pesë Superkupa të Spanjës.

Në vitin 2018, Modriqi fitoi “Topin e Artë”, u shpall lojtari më i mirë i FIFA-s dhe lojtari i vitit nga UEFA. Dy herë është shpallur mesfushori më i mirë në Ligën e Kampionëve./koha.net/

Read Previous

BE, donatori më i madh në Shqipëri me mbi 1,9 miliardë euro ndihmë që nga 2007-a

Read Next

Publikohet lista, këto janë 10 klubet më të vlefshme në botë