MKRS për Lojërat Mesdhetare: Larg politikës, Kosova gati t’i hapë dyert për sportistët e 26 shteteve

Kosova është e interesuar për t’i organizuar Lojërat Olimpike Mesdhetare në vitin 2030.

Vendi ynë më 31 mars ka dorëzuar shprehjen e interesit për t’i organizuar këto lojëra.

Lidhur me të gjitha procedurat e aplikimit për të qenë nikoqir i këtij aktivetiti të rëndësishëm sportiv kanë dhënë detaje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Nga MKRS, thonë se synimi i vendit tonë është që të dëshmohet kultura e mikpritjes dhe të tregohet përkushtimi ndaj sportit.

“Duke e lënë anash çdo politikë. Kosova do t’i hapë dyert për sportistët e 26 shteteve anëtare”, thuhet në përgjigje.

Kjo ministri thekson mes tjerash se po punohet intensivisht në përgatitjen e dosjes së plotë të kandidaturës, që do të dorëzohet më 30 qershor.

“ Tutje pason vizita e komisionit vlerësues të ICMG në shtetet kandidate dhe shpërndarja e raportit të hartuar nga ata tek anëtarët tjerë të komisionit. Pas Asamblesë së Përgjithshme të ICMG që do tē mbahet gjatë muajin gusht, mbetet përzgjedhja e shtetit nikoqir të lojërave, përgjigje të cilën e marrim në muajin shtator”, thuhet tutje nga MKRS-ja.

MKRS-ja shtoi se pranimi i kandidaturës varet nga një masterplan masive, të cilin do ta vlerësojë.

“Kosova do të sigurohet që t’i plotësoj të gjitha kërkesat në përputhje edhe me dy prioritet tona: nevojat e shtetit tonë pra të zhvillojmë sportin përbrenda vendit si dhe promovimi i sportistëve dhe shtetit edhe përtej kufijve tanë”.

“MKRS në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe me të gjitha nivelet e institucioneve relevante do të themelojnë Komitetin për hartim të detajuar të kandidaturës, dhe më pas na presim hapat e lartpërmendur”.

E optimist se Kosova do ta fitojë kandidaturën u shpreh edhe sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti.

“Më 8 shtator në Heriaklon të Greqisë do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. Kemi bindjen se do ta fitojmë kandidaturën dhe votimi do të jetë me aklamacion”, tha Aliti për Klankosova.tv.

Read Previous

Puna dyvjeçare e qeverisë, Kurti sot raporton para deputetëve

Read Next

Thirren 11 dëshmitarët e parë në procesin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit