Misioni i UNESCO-s vlerëson pellgun ujëmbledhës të Vjosës

Misioni i UNESCO-s në Shqipëri zhvilloi një vizitë edhe në Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”, veçanërisht në zonën e Lagunës së Nartës.

Grupi i punës vlerësoi pellgun ujëmbledhës të Vjosës me një sipërfaqe 4,540 km² në territorin shqiptar, për larmishmërinë e relievit, mozaikun e llojeve të ndryshme të habitateve të një shkalle unike në Evropë.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura theksoi se “lugina e Vjosës është padyshim një thesar që meriton të përfshihet në Programit “Njeriu dhe Biosfera”, UNESCO”.

Gjithashtu ekspertët e misionit të UNESCO-s, së bashku me ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, vijojnë punën mbi përgatitjen e dosjes për aplikimin në Programin “Njeriu dhe Biosfera”.

Ky aplikim do të përfshijë tre elementet kryesorë që një Biosferë duhet të përmbushë:

funksionin ruajtës, zhvillimin dhe mbështetjen logjistike.

Grupi i Punës ka vizituar edhe monumentin e natyrës “Ujërat Termale të Bënjës”, si një nga pikat më të rëndësishme ku njeriu, kultura dhe natyra ndërveprojnë.

Read Previous

Kompany flet para debutimit në Bundesligë

Read Next

Shërbimi Sekret vendos të paktën 5 agjentë në pushim në hetimin e tentativës për vrasjen e Trump