Mirlind Dakut i është dashur vetëm tre minuta për të shënuar golin e parë me skuadrën e tij të re Rubin Kazan në Rusi.
25-vjeçari nga Gjilani u transferua në Rusi gjatë merkatos së kësaj vere pasi Rubin pagoi 1.2 milionë euro te Osijek. Ai nënshkroi deri në verën e 2026 me rusët e Kazan-it.
Edhe pse një ardhje e re në skuadër, Daku është përfshirë në formacionin e parë në përballjen e Rubin Kazan-it me Lokomotiv Moskën.
Kujtojmë që te Lokomotiva aktivizohet mbrojtësi i majtë i Shqipërisë, Mario Mitaj. Talenti kuqezi nuk e ka nisur sfidën si titullar, por nga stoli.
Përsa i përketë të ardhmes së Dakut me ngjyrat kuqezi apo ato të kaltra të Kosovës, flitet se pas marrjes, së fundmi të pasaportes së Republikës së Shqipërisë, ai do të thirret nga Sylvinho.
/albanianpost/