Mirëpritet vendimi i Qeverisë që mbështet financiarisht disa kategori me nga 100 euro shtesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar sot disa masa të reja në kuadër të pakos me qëllim të mbështetjes financiare për qytetarët, në kohën e ngritjes së çmimeve në vend. Me nga 100 euro si masë e njëhershme do të ndihmohen familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat si dhe studentët. Një gjë e tillë është mirëpritur nga disa prej qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Vlera totale sipas kryeministrit Albin Kurti është mbi 100 milionë euro dhe nga këto masa e kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose, praktikisht, secila familje e Kosovës.

Read Previous

Ndalohet përdorimi dhe posedimi absolut i telefonave në SHFMU ” Zekeria Rexha”

Read Next

ME ELDITËN: Helmimet e nxënësve kosovar në pranverën e vitit 1990