Miratohet propozimi i Qeverisë për emërtimin e Bordit të ZRRE-së

Në mbledhjen e sotme Komisioni për Ekonomi ka votuar propozimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të ZRRE-së.

Edhe pse pati shumë kritika nga deputetët e opozitës, anëtarët e Komisionit për Ekonomi me shumicë votash kanë votuar propozimin e qeverisë me emrat për kandidatë për kryesues dhe anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Kandidat për kryesues Bordi të ZRRE-së përveç, Vehbi Sofiu, është propozuar edhe Imer Fejzullahu, kurse për anëtar të Bordit janë propozuar Astrit Saraqini, Gani Buçaj, Arjeta Pajaziti Qerimi dhe Lutfije Dervishi.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se ka shkelje dhe veprime poitike për përzgjedhjen e këtyre anëtarëve për këtë bord.

Kurse deputeti nga AAK, Pal Lekaj, propozimin e qeverisë e quajti skandal dhe se është puro politik./GazetaSinjali

Read Previous

Etna Lima, këngë kushtuar nënës

Read Next

Sekuestrohen mbi 50 patentë-shofer të ngasësve nën ndikim të alkoolit