Miratohet hapja e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë BE-së

Këshilli i Ministrave vendosi sot hapjen e Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.

Në vendimin e qeverisë thuhet se shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /ATSH/

Read Previous

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën

Read Next

Rama: Një drejtësi e çalë profesionalisht mund të kthehet në një kërcënim për demokracinë