Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë

Përmes një reagimi në Twitter, ministrja Xhaçka ka thënë se janë të shqetësuar nga zhvillimet në veri të Kosovës.

“Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, ka thënë Olta Xhaçka.

“Të shqetësuar nga zhvillimet në veri të Kosovës. Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, ka shkruar ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të shtunën e pesë nëntorit.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

/Dukagjini/

Read Previous

Ancelotti zbulon nëse Real Madridi ka nevojë për një sulmues të ri

Read Next

​Memli Krasniqi letër Kurtit: Zhvillimet e fundit në veri janë shumë shqetësuese