​Memli Krasniqi letër Kurtit: Zhvillimet e fundit në veri janë shumë shqetësuese

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurtit pas zhvillimeve të fundit në veri.

Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit janë shumë shqetësuese dhe cenojnë funksionimin, stabilitetin dhe sovranitetin e shtetit tonë.

“Në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm”, ka thënë Krasniqi.

“Tërheqja nga detyrat dhe përgjegjësitë institucionale e kryetarëve të komunave, asamblistëve komunalë, zyrtarëve policorë, punonjësve të sistemit të drejtësisë e të administratës publike, përbën një akt të paprecedent dhe krijon një situatë mjaft problematike për Republikën e Kosovës”, thuhet në letër.

Krasniqi thotë se në këtë situatë kur shtyllat kryesore të funksionit normal të komunave të pjesës veriore janë sabotuar dhe nxjerrë jashtë funksionit, qeveria tash duhet që të mundësojë vazhdimin e funksionimit të institucioneve, si dhe të vazhdojë zbatimin e sovranitetit në tërë territorin e vendit. /KosovaPress/

Letra e plotë:

letra e Memli Krasniqit per Albin Kurtin

Read Previous

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë

Read Next

​Miftaraj: Veprimet e Listës Serbe të dirigjuara nga Beogradi, BE duhet të reagojë ashpër