Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dalë me njoftim duke treguar se deri në orën 19:00, kanë aplikuar 11,800 prindër për subvencionim për librat e fëmijëve.
Ajo tha se aplikimi për subvencionim do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator.
“Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”. https://www.facebook.com/100050295347536/posts/pfbid02jGsAzkB5TS21JwNZGcbEREq8drSK1xZ6svPmNjbJBXWiuFHf2w7nVL5qJSdTR3pul/?mibextid=cr9u03