Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të udhëtojë për në Hagë, ku pritet ta vizitojë qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga kabineti i Haxhiut, duke njoftuar se ajo do të takohet me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën, por jo edhe me ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli.
Arsyeja e mos takimit është se Thaçi e Veseli ende nuk ka kthyer përgjigje.
“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kryetarin e Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi si dhe deputetin Erxhan Galushi, do të qëndrojnë në Hagë me qëllim të takimit me personat që po mbahen në paraburgim. Delegacioni nga Republika e Kosovës do të takohet me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën”, tha Genc Nimoni për Sinjalin.
/GazetaSinjali/