Ministrja Haxhiu takohet me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, dhe administratoren, Fidelma Donlon.

“Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua lidhur me punën e Gjykatës, rregullat e aplikueshme, transparencën, ndihmën juridike falas si dhe çështje të tjera me rëndësi që përfshihen në mandatin e DHSK”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Kjo është dita e tretë e vizitës zyrtare të ministres Haxhiu në Hagë, ndërsa më parë ka takuar një pjesë të ish-krerëve të UÇK-së.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Brendi i njohur botëror i veshmbathjeve mbyll dyqanet në Rusi, hap një në Kosovë

Read Next

FSK merr pjesë në Konferencën Fillestare Planifikuese për Stërvitjen “Defender Europe 23”