Ministrja Haxhiu kërkon të themelohet një komision hetimor për IML-në

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të themelohet një komision hetimor në lidhje me Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kështu ka thënë ajo duke shtuar se krimi është aq i madh në këtë institucion, sa që sipas saj, vetëm përmes një komisioni hetimor do të mund të bëhej zbardhja e tyre, raporton Klan Kosova.

“Ndonëse hetimet preliminare thonë që zjarri ka ndodhur sepse ka pasur një defekt në sistemin elektrik. Unë pajtohem me ata që duket pak e besueshme. Kjo sepse jo rrallë herë ka pasur situata kur IML është përballur me skandale të shumta”, ka thënë Haxhiu. /Klankosova.tv/

Read Previous

Prokuroria kërkon që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet

Read Next

Musliu apelon Kuvendin: Reagoni kundër Speciales, po përdor metoda të frikshme