Ministrja Gërvalla takohet me ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim ekonomik

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, i cili e ka uruar ministren për marrjen e detyrës.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës, në të gjitha sferat përgjatë shtetndërtimit.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në këtë drejtim./Telegrafi/

Read Previous

Mori rreth 45 mijë vota të kosovarëve, por Armend Muja nuk ndalet, bën fushatë e shqetësohet për problemet në Shqipëri

Read Next

Arrijnë 7,020 vaksina antiCOVID nga Pfizer sot në Shqipëri