Ministrja Gërvalla do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih (MSC), një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë globale.

MPJD ka njoftuar se diskutimet do të përqendrohen në sfidat aktuale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve.

“Në këtë konferencë, që mbledh çdo vit liderë botërorë, diplomatë të lartë dhe ekspertë të sigurisë, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime të rëndësishme me homologë nga vende të ndryshme të botës dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tutje theksohet se pjesëmarrja e Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Munih (MSC), rikonfirmon përkushtimin për stabilitetin dhe paqen ndërkombëtare, si dhe për thellimin e partneriteteve strategjike në adresimin e sfidave të përbashkëta./rtklive

Read Previous

Minerale të rralla në këmbim të garancisë së sigurisë

Read Next

Më 17 shkurt do të parakalojnë FSK dhe Policia e Kosovës