Ministria e Shëndetësisë: Qytetarët mund të kombinojnë vaksinat ndaj COVID-19

FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labeled with a “Coronavirus COVID-19 Vaccine” sticker and a medical syringe in front of displayed Novavax logo in this illustration taken, October 30, 2020. REUTERS/Dado Ruvic

Ministria e Shëndetësisë ka informuar qytetarët që vaksinohen ndaj COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech.

Nëpërmjet një kumtese për media MSh-ja bën të ditur se qytetarëve me rekomandim të Komitetit të vaksinimit u lejohet kombinini i vaksinave gjatë dy dozave, njofton Klankosova.tv.

“Që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas”.

Tutje në kumtesë thuhet se deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta.

Read Previous

Mbi 4 mijë raste aktive me COVID-19

Read Next

Subjektet politike kanë edhe tri ditë afat për të aplikuar për certifikim