Ministria e Shëndetësisë: Kemi rritur ekipet e vaksinimit, nga 89 në 314 nëpër 30 komuna

Me rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID-19, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim.

Ministria e Shëndetësisë për Klankosova.tv ka bërë të ditur se pas rritjes së interesimit, ata kanë rritur ekipet e vaksinimit dhe kapacitetet do të rriten edhe më tej.

“Interesimi për vaksinim është rritur. Ministria e Shëndetësisë ka rritur ekipet e vaksinimit nga 89 sa kanë qenë në fillim të vaksinimit, në 314 ekipe në 30 komuna të vendit dhe kapacitetet do të rriten edhe më tej”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Tutje, në përgjigjen e tyre tregohet se si do të bëhet e mundur rritja e këtyre kapaciteteve.

“Ministria e Shëndetësisë do të rekrutojë personele shtesë për kujdesin shëndetësor në komuna dhe kjo do të mundësojë edhe rritjen e kapaciteteve”, thuhet tutje në përgjigjen e MSH-së.

Ndryshe, deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar 557 mijë e 322 persona me dozën e parë, 284 mijë e 269 me dozën e dytë, ndërkaq numri total i dozave të administruara është 841 mijë e 591.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

​Presidenca: Osmani nuk e ka fajësuar Zvicrën për mërgimtarët e prekur me COVID-19

Read Next

​Sa është i rrezikshëm COVID-i afatgjatë te fëmijët?