Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar një marrëveshje me atë të mbrojtjes, Armend Mehaj.
Kjo marrëveshje nënkupton koordinimin e aktiviteteve në disa fusha: fushën e shkollimit specialistik në fushën e shëndetësisë; fushën e trajnimit të vazhdueshëm profesional në lëmin e shëndetësisë; fushën e trajtimit mjekësor; fushën e mbështetjes reciproke; fushën e emergjencave dhe fushën e bashkëpunimit me institucionet përkatëse shëndetësore publike.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media./GazetaSinjali