Ministria e Arsimit: 68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi ku ndër të tjera thuhet se prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%.

“MAShTI njofton se, përmes platformës eKosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës. Nxënësit e pa kënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read Previous

​BQK ndryshon rregullat, ulje sigurimi për ngasësit pa aksidente

Read Next

Nutricistja Baloku: Orari luan rol të rëndësishëm për një dietë sa më të balancuar