Ministri Vitia thotë që po vazhdojnë analizat për të gjetur shkakun e helmimeve në Deçan

Në 24 orët e fundit  numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë në QKMF-në” Adem Ukëhaxhaj”në Deqan ka shënuar rënie. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha që janë duke vazhduar analizat më të detajuara për të gjetur shkakun e helmimit të qytetarëve të kësaj komune.

Ndërkohë meqë nuk ka ende asgjë konkrete për këtë situatë të krijuar në Deçan, edhe IKSHPK ka bërë të ditur se ekipet  e saj po punojnë intenzivisht në terren për gjetjen e shkakut  të shpërthimit epidemic, njiherit ka dhënë edhe 10 rekomandime e në mesin e tyre edhe që të  shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitar dhe shëndetësore për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientë si dhe të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitarë dhe mjedisorë në identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

Read Previous

Kryeprokurori i Pejës kërkon raport urgjent për praninë e dy serbëve në Deçan

Read Next

Hidrodrini nuk do ta ketë Deçanin më në menaxhim