Ministri Murati do të ftohet në raportim për moskompletimin e Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale

Minstri e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili dhe Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca do të ftohen gjatë muajit qershor në raportim për moskompletimin e Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale me përfaqësuesit e sindikatave.

Kështu bëri të ditur kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja në mbledhjen e këtij Komisoni të mërkurën pas rsportimit të ministrit Murati, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, deputeti Muja, kishte konfirmuar se gjatë muajit qershor do të trajtohet moskompletimi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale me përfaqësuesit e sindikatave.

Sipas Mujës, gjatë mbikëqyrjes dhe raportimit, kjo temë do të shtrohet në qershor me BQK-në dhe autoritetet tjera. Por, kishte theksuar se Kuvendi ka rol pasiv në votim ose jo të propozimeve që përcaktohen nga komisioni propozues./Express

Read Previous

​AKI zbuloi spiunët e BIA-s serbe në Ferizaj

Read Next

Stano: Lajçaku vazhdon të angazhohet në dialog, aktualisht s’është planifikuar asnjë takim