Ministri Mehaj vazhdon vizitën e tij zyrtare në Izrael

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Izrael, këtë të mërkure ka takuar Shefin e Departamentit për Ballkanin, Dan Oryan dhe Tamar Ziv, e cila pritet të jetë ambasadore e Izraelit në Kosovë.

Mehaj tha se gjatë takimi u diskutua për bashkëpunimin në fushën e diplomacisë së mbrojtjes dhe thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme diplomatike.

“Gjithashtu, Zonjës Tamar Ziv i dëshirova suksese në misionin e saj në vendin tonë dhe bashkëpunim të ngushtë për të gjitha çështjet me interes për dy vendet tona”, ka shkruar Mehaj

Gjatë ditës së djeshme, Mehaj u takua edhe me ministrin e Inteligjencës izraelite, Elazar Stern, më të cilin diskutoi për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin dhe sigurinë globale.

/KlanKosova/

Read Previous

SHBA dhe aleatët kërkojnë të dëbojnë Rusinë nga G20

Read Next

Ministri Latifi dhe homologu turk diskutojnë në Ankara për thellim të bashkëpunimit