Ministri Mehaj: Obligimi ushtarak, vetëm në koordinim me SHBA-në

Në raportimin para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova është në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të parë mundësitë se në çfarë fazash mund të bëhet obligimi ushtarak për qytetarët e vendit në të ardhmen.

Mehaj u shpreh se përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale.

“Besoj se është ëndërr e çdo qytetari të Kosovës që të kemi ushtri të mirëfilltë, po të jetë edhe mundësia që çdo individ të shërbejë në Ushtrinë. Përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale, por ne jemi në koordinim me partnerë për të parë mundësitë se në çfarë faza e mundësish mund të bëhet obligative ushtria në të ardhmen. Duhet të marrim plane konkrete edhe të shteteve tjera, si ato shtetet baltike që kanë kaluar të njëjtat faza e me kërcënime nga Rusia, siç ne kemi nga Serbia. Jemi në koordinim, por me më rëndësi është të ceket që çdo veprim merret në koordinim me SHBA-në për benefite të Kosovës”, deklaroi Mehaj.

Sipas tij, në Kosovë ka interesim të madh të të rinjve për t’u bërë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës.

“Për afro 400 pozitat e mëhershme që u rekrutuan kanë qenë rreth 6000 aplikime, ndërsa për rreth 840 sa kërkohen tash për vetëm tri ditë ka mbi 1000 aplikime”.

Mehaj për rekrutimin e ushtarëve të rinj, ka thënë se po e bëjnë bazuar në planin e koordinuar me aleatët.

Read Previous

Kosovës dhe Shqipërisë u kërkohet bashkim i tregjeve të energjisë

Read Next

Gërvalla: Ju garantoj se si MPJD nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një hap i vogël drejt liberalizimit të vizave