Ministri Maqedonci udhëton për vizitë zyrtare në SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Ejup Maqedonci udhëtoi për vizitë zyrtare në ShBA. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit”, ka shkruar ai.

Nga dikasteri janë treguar edhe takimet të cilat do t’i ketë ministri Maqedonci në SHBA.

“Ministri do të takoj Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein, Ndihmës Sekretarin e US Army për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Douglas R. Bush, Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Znj. Sasha Baker, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Znj. Celeste A. Ëallander, si dhe Senatoren Joni Ernst”.

“Ministri po ashtu do të marr pjesë në një Think Tank, dhe do të ketë një intervistë në Zërin e Amerikës”. /Albanianpost.com

Read Previous

Nesër samiti i BE-së me Ballkani Perëndimor, Kosovën e përfaqëson presidentja Osmani

Read Next

Komuna e Mitrovicës Veriore nuk e pranon kërkesën për shkarkim të kryetarit, Erden Atiq