Ministri Krasniqi takon nënkryetarin e parlamentit europian, Rainer Wieland

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Në takim, Krasniqi me delegacionin e Wieland kanë diskutuar për iniciativat e MAPL-së për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies komunale, projektet ndërkomunale dhe ato ndërkufitare si dhe prioritetet për zbatimin e agjendës europiane.

Në anën tjetër, mysafiri ka ritheksuar përkrahjen e tij për Komunat e Republikës së Kosovës duke përmendur disa nga mundësitë konkrete për bashkëpunim me nivelin lokal.

Wieland në takim me ministrin Krasniqi ishte i shoqëruar nga Kryetari i Qytetit të Gerlingen, Dirk Oestringer, Kryesuesi i grupit parlamentar të CDU-së, Oliver Nauth, Drejtori i Lehnhoff Hartstahl GmbH, Baden-Baden, Michael König dhe ligjëruesi, Johannes Blum.

/KlanKosova/

Read Previous

​Numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis viziton Kosovën në tetor

Read Next

KMDLNJ kërkon mirëkuptim nga SBASHK-u: Në përballjen e dy të drejtave të padiskutueshme, realizimi i të drejtës së nxënësve ka përparësi