Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, do të vizitoj nesër Kosovën. Ai do të takohet edhe me kryekuvendarin, Glauk Konjufca.
Ndërsa, nesër do të mbahet edhe një seancë e veçantë e Kuvendit të Kosovës.
Në seancë, deputetëve do t’i adresohet ministri italian, Luigi Di Maio.
Adresimi i tij do të bëhet në orën 17:30.
Agjenda e plotë e Konjufcës:
Agjenda e kryekuvendarit Konjufca për datën 22 qershor 2021 / Seancë e veçantë e Kuvendit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio
Koha: 16:55
Vendi: Kabineti i Kryetarit
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit
Seancë e veçantë e Kuvendit
Rendi i ditës
Adresimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Koha: 17:30
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit./Indeksonline/