Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pritet me nderime të larta shtetërore në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler.

Ministri Guler është pritur me nderime të larta shtetërore.

Ai gjithashtu do të takohet edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Pas përfundimit të takimeve do të mbahet edhe një konferencë për media. /Telegrafi/

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pritet me nderime të larta shtetërore në Kosovë

Read Previous

Shqipëria e pret Bullgarinë në ‘Air Albania’, rasti ideal për futbollistët e rinj

Read Next

Kush e financon Hamasin?