Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili pritet të vizitojë sot Ukrainën, beson se Rusia dhe Ukraina duan një armëpushim dhe tani duhet të shprehin qëndrimet e tyre negociuese.
“Shoh që çështja ka marrë një kthesë më optimiste me fillimin e negociatave. Të dyja palët duan një armëpushim. Askush nuk thotë se nuk e dëshiron atë”, theksoi Fidan.
”Ne i kemi propozuar Kievit të kthehet në Stamboll për të mirëpritur pjesëmarrësit e rinj të hënën, pas një takimi të parë më 16 maj në metropolin turk. ‘Ukraina është e gatshme të marrë pjesë, me kusht që të kuptojë kushtet e Rusisë për t’u angazhuar në një diskutim konstruktiv”, shtoi ai.
Fidan vizitoi Rusinë këtë javë, ku u prit nga presidenti Vladimir Putin dhe homologu i tij Sergei Lavrov.
Presidenti Volodymyr Zelensky dhe disa zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë do të takohen në Kiev, por jo ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm.
“Turqia është një aktore ideale. Askush nuk thotë se nuk dëshiron armëpushim. Sepse nuk do të ishte e lehtë ta shpallte atë para opinionit publik botëror”, theksoi Fidan. /ATSH-AFP/