Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nesër vjen në Kosovë

MPJD-ja ka njoftuar se Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, nesër vjen në Kosovë.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se ai do të pritet nga homologia e tij, Donika Gërvalla, njofton Klankosova.tv.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pret në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani”.

“Takimi mes Ministres Gërvalla dhe Ministrit Hasani do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku do të mund të merrni pamje, ndërsa pas takimit bilateral homologët do të deklarohen për media”, thuhet tutje në njoftimin për media.

/klankosova/

Read Previous

Luiza Gega e zhgënjyer për mungesën e shpërblimit: Më duhen 70 mijë euro në vit për të qenë në nivel

Read Next

Ernest Koliqi, një ndër intelektualët më vizionarë të çështjes shqiptare