Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani do të vizitojë Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, do të zhvillojë në datat 16 deri më 18 janar, një  vizitë  tre ditore  në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në Mal i Zi.

Vizita synon të bëjë më përmbajtjesor, thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

Sipas agjendës bëhet e ditur se Kosova do të jetë ndalesa e parë, ku ministri Hasani do të pritet nga homologia Donika Gërvalla, me të cilën do të ketë edhe një konferencë për shtyp, për të vijuar me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjucfa, zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.

Ministri Hasani do të pritet të mërkurën në Shkup, nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovachevski dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partive politike shqiptare.

Ndërsa në Mal të Zi, ditën e enjte, ministri Hasani do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanovic, Presidentin Jakov Milatoviç, Zv/Kryeministrin, Nik Gjeloshaj dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Kryetarët e partive politike shqiptare të Malit të Zi. /RTK/

Read Previous

Bislimi takohet me Von Cramon, e falënderon për kontributin e saj në heqjen e vizave për Kosovën

Read Next

Çmimet “FIFA The Best” 2023, finalistët në secilën kategori