Ministri i Bujqësisë i Bullgarisë viziton Kosovën

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit i Bullgarisë, Kiril Vatev, për dy ditë do të qëndrojë në Kosovë.

Në mesin e disa takimeve, ai do të pritet edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Gjatë ditës do të takohet me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci me të cilin do të nënshkruajë memorandum bashkëpunim në pikën kufitare Hani i Elezit.

Vatev do të vizitojë edhe Rahovecin, përkatësisht ndërmarrjen “Bodrumi i Vjetër”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Shkatërrohet banda e grabitësve në Spanjë, kreu i grupit një shqiptar

Read Next

Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzon ankimimin, Sali Berisha mbetet në arrest shtëpiak