Ministri gjerman i Shëndetësisë: Pa variante të reja, pandemia do të përfundojë në pranverë

Imuniteti i tufës në Gjermani do të arrihet përmes vaksinimit

Pandemia do ta ketë fundin e saj pranverën e ardhshme. Kështu deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn i cili tha se COVID-19 do të përfundojë së shpejti, por me një kusht të vetëm.

Nëse nuk ka variante të reja kundër të cilave vaksina nuk do të mund të na mbrojë, atëherë në pranverë ne do ta kemi kapërcyer pandeminë dhe do të jemi në gjendje të kthehemi në normalitet”.

Por në diskutim mbetet fakti nëse imuniteti i tufës do të mund të arrihet përmes vaksinimeve apo imunitetit natyral.

Imuniteti i tufës arrihet gjithmonë. Pyetja është nëse kjo është përmes vaksinës ose perms imunitetit natyral. Vaksina është mënyra më e sigurt”.

I pyetur nëse do të hiqen masat e COVID-19 ashtu siç bëri edhe Britania e Madhe, Spahn tha se është ende herët për të marrë një vendim të tillë.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Gjermani janë regjistruar 4,164,392 persona me Covid, ndërsa 93,719 të tjerë kanë humbur jetën./KlanNews.

Read Previous

Punimet në Çarshinë e Vjetër po vazhdojnë pavarësisht urdhërit të MKRS-së për pezullim

Read Next

Nagavci: Shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen, e të fundit që të mbyllen