Sulmet në mes të Izraelit dhe Iranit kanë vazhduar gjatë tërë natës, kur janë bërë fiks një javë që nga nisja e luftimeve mes dy shteteve.
Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë kryer disa sulme, me cak disa zona në Teheran me më shumë se 60 avionë luftarakë.
Sulmi shënjestroi zonat ushtarake të prodhimit të raketave dhe një qendër kërkimi bërthamore, raportoi BBC.
Edhe Irani ka kundërsulmuar Izraelin, ku raportohet se ka goditur në jug të vendit.
Të premten, në Gjenevë ministrat e jashtëm evropianë do të takohen me homologun iranian, Abbas Araghchi, në tentim për të depërshkallëzuar krizat.
Nëse takimet shkojnë sipas planifikimeve, do të jenë të parat në tavolinë mes Teheranit dhe qeverive perëndimore që nga nisja e luftimeve./koha.net/