Minatorët e Trepçës thonë se këtë muaj morën vetëm 51% të pagës

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës është shprehur sot e zhgënjyer pasi siç thonq minatorët janë kompensuar vetëm me 51 për qind të pagës.  

Sindikata e Pavarur e Minatorëve thekson tutje se shkelja e të drejtave elementare të minatorëve siç është e drejta në pagë, përkundër se muaj më parë Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milionë euro për ndërmarrjen Trepça Sh.A. dhe prodhimit enorm që kanë pasur në muajin shtator, është e papranueshme, fyese dhe kundërligjore.

Lexoni të plotë reagimin e tyre:

Sot kur të gjithë e pritëm me padurim ekzekutimin e pagave, si kundërvlerë për djersën që kemi derdhur, edhe një herë tjetër u zhgënjyem duke u kompensuar vetëm 51 % e pagës.

Deri kur do të vazhdojë një ofendim i tillë ndaj minatorëve dhe cili është qëllimi i vërtet i këtyre vendimeve të kundërligjshme?!

Për muaj me radhë, që nga zgjedhja e menaxhmentit të ri në ndërmarrje kemi heshtur dhe toleruar, lloj-lloj vendime dhe qasje që është i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve, me qëllimin e vetëm dhënia e hapësirës së mjaftueshme menaxhmentit të ri për të dëshmuar veten.

Por, secili duhet të kuptoj se mjaft është mjaft.

Shkelja e të drejtave elementare të minatorëve siç është e drejta në pagë, përkundër se muaj më parë Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milionë euro për ndërmarrjen Trepça Sh.A. dhe prodhimit enorm që kemi pasur në muajin shtator, është e papranueshme, fyese dhe kundërligjore.

Cili është arsyetimi logjik i menaxhmentit, që përkundër këtyre të hyrave marramendëse të mosekzekutohen pagat e minatorëve? Me një qasje të tillë mundi dhe djersa e minatorëve është duke u nëpërkëmbur, gjë e cila nuk do të tolerohet asnjëherë.

Shpresojmë që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marr me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjëherë ekzekutimin e plotë të pagave. Ashtu që loja me bukën e minatorëve duhet të marr fund njëherë e përgjithmonë.

Ne jemi në pritje të pagave të plota sot. Menaxhmenti duhet t’i kryej detyrat e tyre. /Telegrafi/

Read Previous

​Osmani në Tivat diskuton vizionin e Kosovës për të ardhmen e rajonit

Read Next

A ka të ardhme Pogba me Francën? Deschamps komenton uljen e dënimit për dopingun