Minatorët e “Trepçës” ndërpresin grevën

Minatorët e Trepçës kanë arritur një marrëveshje me drejtorin e koorporatës, Bashkim Kurti, lidhur me pagat pasi ata kanë bojkotuar punën të enjten.

Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka deklaruar për Klankosova.tv se ata grevën e kanë ndërprerë pasi të gjithë minatorëve iu ka dalë 40 përqind e pagës së muajit mars.

“Pjesa tjetër e 30 për qind do të dalë brenda një jave”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv

Read Previous

Federata e Boksit e Kosovës po kërkon selektor të ri për seniorë

Read Next

Dinari diskutohet sërish javën e ardhshme në Bruksel