Mimoza Kusari – Lila kandidate për kryetare të Gjakovës

-Messenger photo by Hans Madsen Mimoza Kusari-Lila, the mayor of Fort Dodge’s Kosovo sister city Gjakova speaks Tuesday morning during a Sister City Luncheon where the official agreement was signed.

Lëvizja Vetëvendosje duket se tashmë ka vendosur se kush do të jetë kandidatja për kryetare të Gjakovë nga kjo parti për zgjedhjet e 17 tetorit.

Mësohet se kandidate e LVV për Gjakovën do të jetë Mimoza  Kusari – Lila, e cila për një mandat ka udhëhequr me këtë komunë.

Kusari – Lila është ushtruese e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvendin e Kosovës.

Për një kohë para se të bëhej pjesë e LVV-së, ajo ishte edhe kryetare e Partisë Alternativa.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në vend do të mbahen me 17 tetor 2021.

Read Previous

Haradinaj: Kam qenë i detyruar të ruaj ndarjen e Kosovës nga vëllai im, Edi Rama

Read Next

Për gjashtë muaj, Kuvendi shpenzoi mbi 11 mijë euro karburant për vetura