Milionat që i fitoi Carlos Alcaraz me triumfin historik në Wimbledon – më i paguari për vitin 2023

Me një fitore fantastike në pesë sete në Wimbledon, Carlos Alcaraz ka çimentuar statusin e tij si ylli i ri në tenisin për meshkuj.

Fitorja e madhe e spanjollit është e dyta e tij në po aq tentime në një finale të Grand Slamit – pas arritjes së tij në US Open të vitit 2022 – vetëm 20 vjeç.

Pasi fitoi turneun, Alcaraz merr në shtëpi 3 milionë euro  – më së shumti në historinë e Wimbledon – për të sjellë të ardhurat e tij në karrierë në 19.7 milionë dollarë.

Pasi përfundoi i pari në listën e parave sezonin e kaluar (10 milionë euro), ai e çon totalin e tij në 2023 në tetë milionë euro.

Në përgjithësi, Wimbledon dha 60 milionë euro në ngjarjen e këtij viti – një rekord i të gjitha kohërave të turneut dhe një rritje prej 11 për qind nga viti 2022.

Me fitoren e Wimbledon, Alcaraz ruan renditjen numër 1 në botë. /Telegrafi/

Read Previous

Oriol Romeu kompleton testet mjekësore te Barcelona

Read Next

Policia: Po qarkullojnë emaile të falsifikuara në emër të zyrtarëve të lartë policorë