Gjashtë ditë pas humbjes 3:0 në “Stamford Bridge”, Milan-i do të kërkojë të hakmerret ndaj Chelsea-t, ku këtë të marte do ta presë në “San Siro”, në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Dyja ekipet kanë nga katër pikë në vendin e dytë dhe të tretë, një më pak se lideri Salzburg. Andaj, rezultati pozitiv do të jetë i domosdoshëm si nga italianët, ashtu edhe nga anglezët.
Edhe për këtë duel, Milan-i do të përballet me shumë mungesa, me De Ketelaere-n që iu shtua listës pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Juventus-it, ku Brahim Diaz-in që pritet të startojë sërish në këtë ndeshje.
Mike Maignan, Davide Calabria, Simon Kjaer, Alessandro Florenzi, Alexis Saelemaekers dhe Zlatan Ibrahimovic janë gjithashtu jashtë fushës, por Junior Messias rikthehet.
Një lajm tjetër i mirë për Pioli-n është edhe rikthimi i Theo Hernandez-it, i cili mungoi në ndeshjen e kaluar në Londër.
Sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali, formacioni i kampionëve të Italisë pritet ta pësojë një ndryshim. Nga ajo 4-2-3-1, Pioli pritet ta rreshtojë skuadrën në 4-3-2-1.
Tatarusano pritet të jetë përsëri në portë dhe katërshja e mbrojtjes do të përbëhet me Kalulu, Theo, Tomori dhe Gabbia.
Krunic, Tonali dhe Benaccer do të jenë treshja e mesfushës, ndërsa më të avancuar do të jenë Diaz dhe Leao pas shpinës së sulmuesit të vetëm, Giroud.
Formacionet e mundshme:
Milan (4-3-2-1): Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori, Theo; Krunic, Bennacer, Tonali; Leo, Brahim; Giroud.
Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Chalobah,Thiago Silva, Koulibaly; James, Loftus-Cheek, Kovacic, Chilwell; Mount, Sterling; Aubameyang. /Albanianpost.com