Milani me probleme edhe në verë

Klubi italian, Milani, ka një listë të gjatë paqartësish në sezonin e verës, duke filluar që nga trajneri deri te një numër i lojtarëve që mund të largohen.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një trajneri të ri për ta zëvendësuar Stefano Piolin, periudha pesëvjeçare e të cilit është vetëm disa javë larg përfundimit.

Siç shkruan “Gazzeta dello Sport”, Milani mund të llogarisë vetëm në Rafael Leaon, Christian Pulisiqin dhe Ruben Loftus-Cheek, ndërsa për pjesën tjetër të ekipit, asgjë s’është e sigurt, transmeton Klankosova.tv.

Për sa i përket situatën me Theo Hernandez, ai mund të shitet gjatë afatit kalimtar të verës, për të gjeneruar të ardhura si në rastin e Sandro Tonalit vitin e kaluar.

Kurse, sa i përket lojtarëve që me siguri do të largohen, në listë figurojnë emra si Simon Kjaer dhe Olivier Giroud./Klankosova.tv

Read Previous

Izraeli hedh poshtë rezolutën e OKB-së për Palestinën

Read Next

Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës