Milan, Pulisic: E di se mund të bëjmë më mirë, por rëndësi ka fitorja

Milani arriti një fitore të vuajtur ndaj Slavia Bratislava në Champions League. Kuqezinjtë fituan 3- 2, duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Pavarësisht kësaj, për mesfushorin amerikan Christian Pulisic rëndësi ka fitorja. “Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim, por është e qartë se ne duam të luajmë edhe më mirë”, tha Pulisic.

Më tej, mesfushori shtoi: “Është e qartë se duhet të mbrohemi më mirë. Në nivel personal më pëlqen roli që më ka caktuar trajneri Paulo Fonseca”.

I pyetur se sa mund të arrijë ky ekip, Pulisic tha: “Është e vështirë të thuhet, ne duhet të rritemi ende pasi kemi shumë potencial dhe më pas të shohim se çfarë munë të arrijmë”. /Telesport.al/

Read Previous

​Komisioni për Siguri kërkon interpretim ligjor lidhur me Ligjin për Këshillin e Sigurisë

Read Next

Hapja e fabrikës për municion, ministri Maqedonci jep detaje shtesë