Microsoft pezullon shitjen e produkteve në Rusi

Microsoft tha të premten se do të pezullonte shitjet e reja të produkteve dhe shërbimeve të saj në Rusi. Kështu ajo do të bëhet kompania e fundit perëndimore që distancohet nga Moska pas pushtimit të Ukrainës, shkruan CNN.

Disa kompani të mëdha, duke përfshirë Apple Inc (AAPL.O) , Nike dhe Dell Technologies (DELL.N) , kanë ndërprerë lidhjet me Rusinë, pasi vendet perëndimore vendosën sanksione kundër Moskës pas sulmit.

Apple tha të martën se kishte ndaluar të gjitha shitjet e produkteve në Rusi. Dell bëri një lëvizje të ngjashme javën e kaluar.

Përveç pezullimit të shitjeve të reja, Microsoft do të ndalojë shumë aspekte të biznesit në Rusi në përputhje me sanksionet e qeverisë, tha presidenti i kompanisë, Brad Smith./GazetaExpress/

Read Previous

Luhatja e çmimeve të derivateve mund të ndikojë në biletat e transportit

Read Next

West Ham i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për Armando Brojën