Michel për Komunitetin Politik Evropian: Ndajmë një kontinent dhe të njëjtat sfida, duhet të sjellim stabilitet

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka mbërritur në Pragë në kuadër të takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian, një nismë e propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe e mbështetur gjerësisht në kontinent.

Mesazhi kryesor në fjalën e parë të Michel për gazetarët, ka qenë ai i paqes dhe sigurisë.

“Ky takim është shumë i rëndësishëm. Është i pari i tillë. Ndajmë një kontinent dhe të njëjtat sfida, duhet të përpiqemi të sjellim stabilitet, siguri, paqe”, theksoi ai.

Po ashtu, Michel ka mbështetur qëndrimet për politika të reja migratore dhe i ka mëshuar faktit se çështja e klimës mbetet me shumë rëndësi në kontinent.

Takimi i parë do të shohë pjesëmarrëse 44 vende nga Evropa.

Teksa, në fjalët hapëse, reflektimin e tij do ta mbajë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili përfaqëson rajonin e Ballkanit Perëndimor në Takim. /Albanianpost.com

Read Previous

Arrestohen 4 të dyshuarit për grabitjen e “Expres Posta” në Gjakovë

Read Next

​Annie Ernaux merr çmimin Nobel në Letërsi