Michel: Këshilli Evropian vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

“Këshilli Evropian ka vendosur të fillojë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë,” thotë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një postim në Platformën X.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Këshilli Evropian ka vendosur t’i japë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat dhe se BE-ja do të fillojë negociatat me Bosnje-Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e pranimit, ndërsa i ka bërë thirrje Komisionit të paraqesë një raport deri në mars me qëllim të marrjes së një vendimi të tillë.

Charles Michel flet për “një mesazh të qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë“.

/abcnews.al/

Read Previous

​Presidentja Osmani i adresohet nesër deputetëve në Kuvend

Read Next

Kush është Rebecca Welch, që do të bëhet gjyqtarja e parë femër në Premier League