Metsola: Zgjerimi i BE-së është i nevojshëm

Zgjerimi i BE-së është një situatë e favorshme dhe e nevojshme, tha sot në Bruksel kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Ajo theksoi gjithashtu se BE duhet të mbështesë Ukrainën, si dhe Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

“Ukraina duhet të ketë mbështetjen morale, politike dhe financiare që meriton, dhe për të cilën të gjithë kemi nevojë për sigurinë tonë. E njëjta gjë vlen edhe për Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën,” tha ajo pas mbërritjes në samitin e Këshillit Europian.

Në prag të samitit, ajo vlerësoi se ishte një “takim historik”. /abcnews.al

Read Previous

​Sigurimi shëndetësor e pensionimi i parakohshëm për policët, s’kalon amendamenti në Kuvend

Read Next

Rama: Kërkova të hiqen menjëherë sanksionet ndaj Kosovës