Kjo renditje e futbollistëve më të suksesshëm në rang klubesh, pra që kanë fituar më shumë tituj (pa ato me kombëtaret respektive) është përpiluar nga “L’Equipe”. Nuk mund të mungonin Messi dhe Ronaldo mes dhjetë më të titulluarve, ndërkohë që figuron edhe një futbollist italian, por që nuk ka triumfuar aq shumë herë në Serie A. Ka ndër ta që kanë fituar kaq shumë tituj me një klub të vetëm, ka të tjerë që e kanë bërë këtë me dy ose më shumë klube. /noa.al/
10) Toni Kroos, 30 tituj (Bayern Munich dhe Real Madrid)
9) Marco Verratti, 31 tituj (PSG)
8) David Alaba, 31 tituj (Bayern Munich dhe Real Madrid)
7) Cristiano Ronaldo, 31 tituj (Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Al Nassr)
6) Sergio Busquets, 31 tituj (Barcelona)
5) Thomas Muller, 32 tituj (Bayern Munich)
4) Karim Benzema, 32 tituj (Lyon dhe Real Madrid)
3) Andres Iniesta, 34 tituj (Barcelona)
2) Dani Alves, 37 tituj (Barcelona, Juventus dhe PSG)
1) Lionel Messi, 38 tituj (Barcelona, PSG dhe Inter Miami)