Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur me Jorge Messin, i cili është babai dhe menaxheri i futbollistit të Paris Saint-Germain, Lionel Messi, për mundësinë e rikthimit në klubin katalanas, sipas mediave spanjolle.
Mundo Deportivo raporton se babai i Messit është takuar me Laporten disa javë më parë në Barcelonë.
“Jorge Messi e informoi Laportën për kushtet e kontratës, që djali i tij do të nënshkruante me Barcelonën. Gjithashtu, Leo Messi dëshiron të flasë personalisht me Laporten dhe më pas do të marrë një vendim përfundimtar. E vetmja pengesë për këtë transferim është situata e vështirë financiare në të cilën ndodhet Barcelona. Dy vite më parë, Messi u largua nga skuadra Camp Now për këtë arsye. Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës janë duke punuar në mënyrë aktive për zgjidhjen e këtyre problemeve, pasi duan që Messi të drejtojë sërish klubin katalanas me shiritin e kapitenit rreth krahut”, thuhet në tekstin e Mundo Deportivo.
Mediat spanjolle na kujtojnë se tifozët e Barcelonës kanë brohoritur emrin e Lionel Messit gjatë ndeshjes së mbrëmshme me Girona. /G.D abcnews.al/
Burimi: Alo