“Ardhja për të luajtur në Miami ishte vendimi i duhur.” Këto ishin fjalët e Leo Messit në prag të finales së Ligës. Asi argjentinas u vendos shumë mirë në realitetin e ri amerikan, duke shënuar nëntë gola në gjashtë ndeshjet e tij për Inter Miami.
“Largimi drejt Parisit ishte i vështirë njësoj ashtu siç shkoi. Nuk është diçka që doja, ndodhi brenda natës. Pas kaq shumë vitesh në Barcelonë më duhej të mësohesha shpejt me një vend të ri. Ishte e vështirë, por gjithçka është ndryshe nga ajo që po më ndodh tani në Miami, jam i kënaqur me vendimin dhe jo vetëm nga pikëpamja sportive.
Topi i Artë? Fitova Kupën e Botës, trofeun më të rëndësishëm të karrierës sime. Fitimi i Topit të Artë është shumë i rëndësishëm, por gjëja më e rëndësishme për mua ishin titujt në ekip. Nuk mendoj për të, nëse vjen mirë, nëse jo, nuk ka asnjë problem. Unë i kam arritur objektivat që i kisha vënë vetes gjatë karrierës sime dhe tani kam të tjera”, është shprehur Messi./h.ll/abcnews.al