Messi apo Ronaldo? Ronaldinho bën zgjedhjen e tij

Braziliani legjendar Ronaldinho prej kohësh ka dhënë verdiktin e tij mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Messi dhe Ronaldo kanë dominuar futbollin evropian për më shumë se një dekadë. Edhe pse të dy tani po i afrohen fundit të karrierës, ata ende konsiderohen si dy nga futbollistët më të mëdhenj.

Fansat kanë vite që debatojnë se kush është më i miri, por Ronaldinho kishte një përgjigje për këtë pyetje.

“Unë zgjedh Messin. Do të doja të vazhdoja të luaja me të. Nuk kaloja mjaftueshëm kohë me të, ai ishte shumë i ri. Do të doja të dilja sërish në fushë me të”, citon GiveMeSport fjalët e brazilianit.

“Ai është më i miri në histori, pa dyshim. Askush nuk bëri atë që bëri Messi. Ronaldo ka gjithçka, por është çështje shije dhe unë preferoj stilin e Messit”.

Ronaldinho luajti me Lionel Messin gjatë viteve 2004 dhe 2008, kur argjentinasi ishte 17 vjeç. /GazetaBlic Sport

Read Previous

Azilkërkuesit fitojnë ‘betejën’ gjyqësore me autoritetet britanike: Ruanda “nuk është një vend i tretë i sigurt”

Read Next

Samiti i BE-së: Të shtensionet sa më shpejt situata në Kosovë