Mësohet dita se kur Real Madridi do të festojë titullin e kampionit në rrugët e Madridit

Real Madridi është kampion i ri i Spanjës për edicionin 2023/24 katër xhiro para fundit.

Los Blancos kanë fituar për herë të 36-të kampionatin spanjoll La Liga dhe ky sukses erdhi pas një sezoni të jashtëzakonshëm nga të besuarit e Carlo Ancelottit.

Megjithatë për të parë festën e titullit në rrugët e kryeqytetit spanjoll Madrid, tifozët e Realit duhet të presin edhe një javë.

Marca ka raportuar se Los Blancos do të bëjnë festën e titullit të dielën, një ditë pas ndeshjes Granada – Real Madrid.

Real Madridi u shpall kampion i La Ligas katër xhiro para fundit të kampionatit pasi aktualisht ka 13 pikë më shumë se Girona që ndodhet në pozitën e dytë.

Los Blancos kanë grumbulluar 87 pikë me 27 fitore, gjashtë barazime dhe vetëm një humbje deri më tani në La Liga. /Telegrafi/

Read Previous

Ukraina po planifikon një tjetër kundërofensivë, thotë Sullivan

Read Next

Besimtarët ortodoksë kremtojnë pashkët